India ka regjistruar 200 mijë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, transmeton Insajderi.
Pandemia ka vështirësuar jetesën në këtë vend, i cili për herë të parë brenda ditës regjistroi më shumë se tre mijë viktima. Ndërsa, brenda javës në Indi u regjistruan dy milionë infeksione, transmeton BBC.
India aktualisht ka numrin e katërt më të lartë të vdekjeve në botë, pas Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Brazilit dhe Meksikës.
Megjithatë, në asnjë nga ato vende kriza nuk është aq urgjente sa aktualisht është në Indi, raportojnë mediat ndërkombëtare. /Insajderi.com