India vazhdon të raportojë çdo ditë mbi 300 mijë infeksione me COVID-19

India vazhdon të raportojë çdo ditë mbi 300 mijë infeksione me COVID-19

Më shumë se 386,450 raste të reja u raportuan në njëzetekatër orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18.7 milionë që nga fillimi i pandemisë – e dyta për pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raportoi se ishin llogaritur edhe 3,498 vdekje, duke e çuar numrin e vdekjeve në 208,330.

India ka vendosur një rekord ditor global për më shumë se një javë me një mesatare prej afro 350,000 infeksionesh.

Vdekjet ditore janë gati trefishuar në tre javët e fundit, duke reflektuar intensitetin e valës së fundit.

Duke u ndeshur për të gjetur shtretërit e spitaleve, njerëzit e tronditur janë duke përmbytur mediat sociale dhe aplikacionet e mesazheve me lutje tronditëse për oksigjen, ilaçe dhe dhomë në njësitë e kujdesit intensiv.

Shefi i ushtrisë së Indisë M.M. Naravane u takua me Kryeministrin Narendra Modi të Enjten për të diskutuar krizën. /Insajderi.com