Indiani që mban dorën e ngritur tash e 40 vjet

Indiani që mban dorën e ngritur tash e 40 vjet

Indiani Amar Bharati e mban të ngritur dorën e djathtë tash 40 vjet. Ai ka hequr dorë nga jeta komode dhe e përditshme e kësaj bote, që t’i përkushtohet Zotit indian Shiva.

e kësaj dore tani kanë atrofizuar plotësisht, ndërsa thonjtë janë zgjatur dhe lakuar. Por akti i tij është kthyer në simbol të fesë, kështu që është shndërruar në shëmbëlltyrë edhe për murgj të tjerë indianë.

thotë se pozita e dorës së tij do të thotë përshëndetje e përhershme (ndaj Zotit) dhe se këtë e ka bërë për hir të paqes në botë. Ai thotë se dora e ngritur është protestë kundër dhunës, shkruan Koha.net.

Shiva ose Hyjnia e Madhe (Mahadeva) është njëra nga hyjnitë në Indi, dhe krahas Bramës e Vishnes paraqet trininë e shenjtë (Trimurti) në induizëm.

Hyjnia e Madhe herë prezantohej si mashkull, herë si hyjni femër dhe mund të marrë trajta të ndryshme.

Hyjnia e parë e Zjarrit, e cila e ngjall dhe e asgjëson kozmosin, paraqitet me dy fytyra, njëra nga të cilat ka domethënien e pjellorisë, kurse tjetra të mëshirës.