Indonezia ndalon eksodin tradicional të Ramazanit për të frenuar koronavirusin

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Indonezia do të ndalojë largimin e njerëzve nga qytetet në fund të Muajit të Ramazanit, tha presidenti Joko Widodo.

Indonezia ndalon eksodin tradicional të Ramazanit për të frenuar koronavirusin

Indonezia ka regjistruar 590 viktima nga koronavirusi – më shumë se çdo vend tjetër në Azinë Lindore, pas Kinës.

Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se lejimi i miliona njerëzve të udhëtojnë në fshatrat e tyre pas Ramazanit, mund të shpejtojë përhapjen e sëmundjes.

“Kam marrë vendim për të ndaluar udhëtimin”, tha Widodo në një takim të kabinetit.

Vitin e kaluar, rreth 19.5 milionë indonezianë kanë udhëtuar në fshatrat e tyre, për të festuar Festën e Bajramit, e cila shënon fundin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Aktualisht, ky vend ka mbi 6,700 të infektuar me koronavirus.

Në një studim javën e kaluar, studiuesit në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit të Indonezisë paralajmëruan se nëse eksodi lejohet, numri i të infektuarve mund të arrijë në një milion deri në muajin korrik./rel.