Indonezia tejkalon Indinë si epiqendra e re e COVID-19

Indonezia tejkalon Indinë si epiqendra e re e COVID-19

Indonezia raportoi mbi 54 mijë raste të reja me COVID-19, raportuan autoritetet e vendit të mërkurën, derisa regjistruan një rekord një ditor kombetar dhe morën si shenja paralajmëruese për vendin e katërt më të populluar në botë, transmeton Insajderi.

Disa kanë frikë se situata mund të jetë më e përkeqësuar sesa tregojnë numrat, sepse jo shumë njerëz po testohen për virus.

Ndërsa zyrtarët indonezian shqehtësohen se spitalet mund të mos jenë në gjendje të përballen me rritjen e pacientëve që kërkojnë hospitalizim, veçanërish tani që varianti i virusit “Delta” po përhapet.

”Çdo ditë ne po shohim këtë variant ‘Delta’ që po afron Indonezinë pranë katastrofës nga COVID-19”, tha për “CNN” Jan Gelfand, kreu i delegacionit indonezian të Federatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq.

“Antara News” i drejtuar nga shteti indonezian, raportoi se 90 mijë nga 120 mijë shtretër të spitalit në Indonezi janë të zënë.

Çmimet e oksigjenit janë rritur në fund të qershorit dhe tani disa spitale duket se janë afër kolapsit.

Ndërsa të martën, gati 3.5 milion doza të vaksinës “Astra-Zeneca” arritën në Indonezi si pjesë e programit global të ndarjes së vaksinave “COVAX”.

Sipas mediave shtetërore, Indonezia tani ka marrë më shumë se 14 milion vaksina përmes këtij programi./Insajderi.com