Infektohet me COVID-19 një javë pasi u vaksinua kundër virusit

Infektohet me COVID-19 një javë pasi u vaksinua kundër virusit

Një vëlla medicional në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm një javë pasi u vaksinua me vaksinën e kompanisë Pfizer, shkruan The Hill, njofton Insajderi.

Ai u identifikua si Matthew W., dhe e kishte marrë dozën e parë me 18 dhjetor.

Pas gjashtë ditësh, 45 vjeçari filloi të ndjejë të dridhura, dhimbje të muskujve dhe lodhje, të gjitha këto simptoma të Coronavirusit.

Ai kishte qenë duke punuar në repartin e pacientëve me COVID kur i ndjeu për herë të parë këto simptoma. Më vonë bëri një test dhe më pas doli pozitiv me COVID, shkruan ABC News.

Christian Ramers, infektolog specialist, ka thënë se nuk është krejt e pazakontë që disa pacientë përkundër vaksinimit përsëri të infektohen me COVID.

Ai shtoi se e merr një kohë të caktuar nga dita e vaksinimit e deri tek zhvillimi i anti-trupave.

“E dimë nga testimet që i kemi bërë me vaksinat që duhen diku nga 10 deri në 14 ditë për të zhvilluar mbrojtjen vaksina”, ka thënë Ramers.

Ramers shtoi se doza e parë e vaksinës megjithatë nuk ofron mbrojtje të plotë nga virusi.

“Doza e parë besojmë se iu jep diku 50 për qind mbrojtje, derisa duhet një dozë e dytë për 95 për qind mbrojtje”.

Ai po ashtu tha se është e mundur që Matthew ta ketë marrë virusin para se të vaksinohej me 18 dhjetor./Insajderi.com