Infektohet me COVID-19 presidenti i Portugalisë de Sousa

Infektohet me COVID-19 presidenti i Portugalisë de Sousa

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa mbrëmë rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Në një deklaratë të Presidencës së vendit thuhet se 72 vjeçari Rebelo de Sousa nuk ka treguar asnjë simptomë të koronavirusit deri më tani, por do të vetizolohet në rezidencën e tij zyrtare.

Në njoftim thuhet se presidenti më herët gjatë ditës kishte rezultuar negativ në testin e antigjenit, por në mbrëmje rezultoi pozitiv në testin PCR, raporton Anadolu Agency (AA).

Rebelo de Sousa ishte në karantinë për gjysmë dite pas zbulimit të koronavirusit më gjashtë janar tek njëri nga këshilltarët e tij të cilin ai e kishte takuar më katër janar dhe vazhdoi programin e tij zyrtar me këshillën e mjekëve pasi testet ishin negative.

Rebelo de Sousa është edhe njëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 janar, ndërsa sondazhet e konsiderojnë atë si favorit për të fituar zgjedhjet. /Insajderi.com