Infektohet me Covid-19 trajneri i Torino-s

Infektohet me Covid-19 trajneri i Torino-s

Një tjetër rast është shfaqur pozitiv me koronavirus në Serie A, më konkretisht te klubi i Torinos. Trajneri i ekipit “granata”, Marco Giampaolo është infektuar me Covid-19, njofton Insajderi.

Pas stërvitjes së djeshme, lojtarët e skuadrës torineze do të shijonin dy ditët e pushimit të lënë nga trajneri Giampaolo i cili pasi doli pozitiv me koronavirus, është vetë-karantinuar.

Një lajm i keq ky për Torinon, të cilët në ndeshjen e vështirë në “San Siro” ndaj Interit do të luajnë pa trajnerin e tyre në pankinë. /Insajderi.com