Infektohet me Covid-19 një futbollist i Bayern Munchen

Infektohet me Covid-19 një futbollist i Bayern Munchen

Futbollisti i Bayern Munchen, Joshua Zirkze është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi bavarez në faqen zyrtare, njofton Insajderi.

Holandezi 19 vjeçar nuk ka shfaqur simptoma, por është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Nga ana tjetër, mbrojtësi i Bayern, Niclas Sule ka rezultuar negativ me koronavirus në testin e dytë për Covid-19.

Megjithatë, gjermani dhe shoku i skuadrës Zirkze nuk do të grumbullohen për supersfidën e fundjavës në kampionatin gjerman ndaj Borussia Dortmund. /Insajderi.com