“Veç grip”... apo më shumë se aq

Infektohet rëndë me COVID-19 presidenti që thoshte se s’ia ndjenë për virusin

Infektohet rëndë me COVID-19 presidenti që thoshte se s’ia ndjenë për virusin

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është infektuar me Coronavirus, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ai u testua pasi kishte shfaqur simptoma, sidomos temperaturë të lartë.

Bolsonaro vazhdimisht kishte thënë se s’është gjë puna e virusit, madje e kishte quajtur “një grip i vogël”. Gjithashtu kishte thënë se nuk do t’ia ndjente edhe nëse do të infektohej.

Ai kishte kërkuar nga guvernatorët regjionalë që t’i zbusin masat, “të cilat po e lëndojnë ekonominë”.

Madje të hënë hodhi poshtë edhe rregullin që të barten maskat.

Në prill, derisa fliste për virusin, presidenti brazilian kishte thënë se edhe nëse do të infektohet  me COVID-19, ai nuk do të brengosej fort “sepse nuk do të ndjeja asgjë, më së shumti do ta ndjeja si një grip të vogël”.