Infermierja helmon 5 foshnja të lindura para kohe me morfinë

Infermierja helmon 5 foshnja të lindura para kohe me morfinë

Një infermiere gjermane është akuzuar për helmimin e 5 foshnjave të lindura para kohe me morfinë.

Foshnjat erdhën në jetë në University Hospital of Ulm në Gjermaninë Jugore dhe ishin 1 ditëshe deri në 1 muajshe.

Ato filluan papritur të kishin vështirësi në frymëmarrje në mëngjesin e 20 dhjetorit të vitit të kaluar.

Infermierja e dyshuar ishte në detyrë në spital atë mëngjes dhe është arrestuar.

Ajo po hetohet për pesë akuza për vrasje në tentativë dhe dëmtim të rëndë trupor.

Të gjitha foshnjat mbijetuan dhe sipas policisë pritet që të mos kenë më probleme të mëtejshme shëndetësore.

Policia kontrolloi dollapët e anëtarëve të stafit në spital dhe autoritetet konfirmuan të enjten në një konferencë për shtyp se gjetën një shiringë që përmbante qumësht gjiri në sendet e infermieres.

Dhe sipas analizave u zbulua se shiringa kishte morfinë.

Por infermierja mohon se u ka dhënë morfinë foshnjave.

“Në orët e para të mëngjesit të 20 dhjetorit 2019, pesë foshnje të lindura para kohe filluan të kishin probleme me frymëmarrjen por fatmirësisht falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit nuk pati pasoja,”- thanë autoritetet.

Spitali lajmëroi policinë pasi në mostrat e urinës së foshnjave u gjet morfinë.