Infermierja që u shfaq e zhveshur në spital tani një prezantuese moti

Infermierja që u shfaq e zhveshur në spital tani një prezantuese moti

Infermierja ruse që u bë e famshme kur u fotografua teksa i shërbente pacienteve te koronavirusit vetëm me të brendshme, është bërë së fundmi prezantuese televizive e parashikimit të motit, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Nadia Zhukova, 23 vjeç, e cila kishte veshur PPE transparente ndërsa u jepte pacientëve ilaçin e tyre, fillimisht ishte disiplinuar nga shefat e spitalit.

Infermierja u ankua se ajo kishte ‘shumë nxehtë’ në fustanin e hazmatit – dhe dënimi i saj u tërhoq pas një reagimi të tërbuar nga publiku.

Nurse Nadia Zhukova, pictured, wore only lingerie underneath her protective gown on a coronavirus ward in Russia - saying the hazmat suit was too hot

Tani, Nadia-s i është ofruar një rol si prezantuese e motit në stacionin televiziv lokal në Tula, në jug të Moskës, por do të vazhdojë të punojë si infermiere.

Nadia ka qenë mjaft e zënë që prej famës së papritur teksa më herët raportohej se i ishte ofruar një kontratë si modele për një markë ruse të veshjeve sportive, por ajo insiston se asgjë nuk do i ndryshojë mendjen nga karriera në mjekësi, teksa shpreson që pas studimeve të bëhet doktoreshë.

Për rolin e të ri televiziv në rrjetin Vesti Tula, ajo thotë: “Është diçka e madhe për mua, faleminderit për mundësinë. Prindërit e mi do të më shikojnë në darkë, pas pune”.

Nadia Zhukova has now been offered a role as  TV weather presenter after pictures of her in the hospital ward were seen around the world

Për të ardhmen ajo thotë se nuk do të hutohet nga dritat e televizionit.

“Dua të vazhdoj studimet e të bëhem doktoreshë. Nuk kam frikë nga infektimi. Me gjithë humbjet, stresin dhe mungesën e gjumit, besoj se do të fitojmë. E rëndësishme është të mendojmë pozitivisht”, thotë ajo, teksa vazhdon punën ne repartin e pacientëve të coronavirus-it. /Insajderi.com

Zhukova speaking to the camera in front of a green screen in her new role as a weather presenter on Russian television