Insajderi mbështet fushatën, “Mbështet zhvillimin e potencialit tim”

Insajderi mbështet fushatën, “Mbështet zhvillimin e potencialit tim”

Shoqata Down Syndrome Kosova vjen me një fushatë të veçantë “MBËSHTET ZHVILLIMIN E POTENCIALIT TIM”.

DownSyndrome Kosova përmes kësaj fushatë fton individët, institucionet publike dhe private, organizatat vendore dhe ndërkombëtare të mbështesin kauzën e tyre.

Të gjitha të ardhur që do të fitohen nga shportat që përbëhen nga produkte vendorë do të përdoren për shërbimet që ju ofrohen fëmijëve brenda DownSyndrome Kosova.

Si ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromë Down në fushën e terapisë fizike, terapisë së gjuhës dhe komunikimit si dhe terapisë okupacionale, shërbime të cilat janë thelbësore për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me sindromë Down.

Ofrimin e shërbimeve aftësuese për të rinjtë me sindromën Down dhe ndihmoni në përgatitjen e tyre drejtë të qenurit të pavarur, si dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të shoqatës.

Insajderi ka vendosur ta mbështes këtë fushatë dukë blerë dhurata për parterët e vet nga DownSyndrome Kosova në vlerë prej një mijë euro dhe në të njëjtën kohë ju bënë ftesë të gjithë partnerëve ta bëjnë një gjë të tillë.

 “Në këtë fundvit, Insajderi me vëmendje të veçantë ka përkrahur organizatën DownSindrome Kosova, duke blerë nga DSK dhurata të cilat po ua dhurojmë juve. Do ta çmonim nëse kompania juaj do të angazhohej njësoj, në fuqizimin e komuniteteve më të diskriminuara në Kosovë”.