Inteligjenca ngre alarmin: 23 mijë ‘terroristë të mundshëm’ jetojnë në Britani

Inteligjenca ngre alarmin: 23 mijë ‘terroristë të mundshëm’ jetojnë në Britani

Rreth 23 mijë ekstremistë që jetojnë aktualisht në Britani janë identifikuar nga shërbimet e inteligjencës si terroristë të mundshëm, raporton “Times”, duke cituar zyrtarët e qeverisë.

Rreth 3 mijë prej tyre janë nën hetim si kërcënime të mundshme.

“Shkalla e madhe” e kërcënimit terrorist në Britani është zbuluar pas sulmit të Mançesterit, ku u vranë dhe u plagosën dhjetëra të rinj.

Agjencia britanike e Inteligjencës, MI6-ta po heton për 3 mijë individë, raporton gazeta britanike, duke shpjeguar se lista e të dyshuarve është përditësuar vazhdimisht.

Autori i sulmit të fundit terrorist në Mançester, Salman Abedi, ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës, të cilat ishin paralajmëruar 5 herë për rrezikun që ai paraqiste.