Agjentë të inteligjencës Ruse janë dërguar në Irlandë për të lokalizuar me saktësi ku gjenden kabllor optike nënujore të cilat lidhin Evropën me Amerikën e Veriut duke shtuar frikën se Rusia mund të jetë duke planifikuar ti përgjojë apo edhe ti këpusë këto kabllo.
Ata janë parë edhe duke monitoruar portin e Dublinit çka bërë që autoritetet vendase të rrisin sigurinë në disa zona. Nuk dihet se çfarë tjetër mund të kenë qenë duke parë këta agjentë.
Irlanda është vendi ideal për këto kabllo nënujorë duke pasur në konsideratë se është pika më e afërt e Evropës me Amerikën e Veriut. Në 2015-ën kompania Irlandeze e telekomunikacionit Aqua Comms instaloi një kabëll optik nënujor me vlerë 300 milionë dollarë që lidh SHBA me Dublinin.
Një tjetër arsye mund të jetë nisur nga fakti se Dublin po shndërrohet në një hub teknologjik Evropian dhe agjentët janë duke përgjuar kompanitë teknologjike shumëkombëshe të cilat kanë zyrat qendrore si Google, Airbnb, Facebook dhe Twitter. /PCWorld Albanian