Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Europa Ligë, në mes Inter dhe Shakhtar Donetsk.
Klubi italian, Inter, ka konfirmuar se për këtë ndeshje, do të ketë dy mungesa. Ajo e Vicinio dhe Alexis Sanchez.
Po ashtu dy mungesa janë të konfirmuara tek ekipi i Shakhtar. Ismayli dhe Malyshev, nuk do të mund të paraqiten për ekipin nga Ukraina.
Fituesi i këtij takimi, do të takohet në finale me ekipin e Sevilla, e cila e eliminoi ekipin e Manchester United, me rezultat 2 me 1.
Ndeshja luhet nga ora 21:00, në terren neutral si dhe me vetëm një ndeshje./Insajderi.com.