Ekipet e Inter dhe Manchester United, janë ekipet e para që kanë prekur gjysmëfinalet e Evropa Ligë për këtë sezon.

Inter ka arritur të eliminojë ekipin e Bayer Lev" />

Inter dhe Manchester United kalojnë në gjysmëfinale

Inter dhe Manchester United kalojnë në gjysmëfinale

 Ekipet e Inter dhe Manchester United, janë ekipet e para që kanë prekur gjysmëfinalet e Evropa Ligë për këtë sezon.

Inter ka arritur të eliminojë ekipin e Bayer Leverkuzen me rezultat prej 2 me 1. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë të takimit, nga Barella, Lukaku dhe Havertz për ekipin gjerman, raporton Insajderi.

Manchester United, me vështirësi të madhe ka mposhtur ekipin e FC Copenhagen, vetëm pas vazhdimeve, me rezultat minimal prej 1 me 0. Golin e vetëm e shënoi Bruno Fernandes nga penalltia, pasi Anthony Martial u pengua në zonë.

Inter do të ndeshet në gjysmëfinale me njërin nga fituesit e ndeshjes Shakhtar Donetsk vs Basel. Ndërsa Manchester United do të ketë punë më të vështirë me njërin nga fituesit e ndeshjes Wolves vs Sevilla.

Ndeshjete gjysmëfinales, luhen me datë 16 gusht./Insajderi.com