Dëmtoi Interin me Borussia Moenchengladbch që arriti në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni në disfavor të zikaltërve. Dhe me paraqitjet e tij pozitive në fushë kombëtare dhe ndërkombëtare, Florian Neuhaus ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve më të mira të Europës, mes të cilëve pikërisht Interin, që po kërkon një përforcim në rolin e tij, njofton Insajderi.
Sipas së përjavshmes “Sport Bild”, në fakt, lojtari ka përfunduar në shënjestrën edhe të Realit të Madridit, përveçse Bayern Munchen. Është mesfushor dhe vetëm 23 vjeç ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh që mund të aktivizohet deri në majin e vitit 2021. Investim i ndërlikuar në këto kohë për “Suning”. /Insajderi.com