Inter e Man Utd pranë marrëveshjes për Alexis Sanchez

Inter e Man Utd pranë marrëveshjes për Alexis Sanchez

Sipas Corriere Della Sera, Interi dhe Manchester United, kanë arritur marrëveshje për Alexis Sanchez.

La Gazzetta dello Sport, shton se Sanchez ka pranuar të reduktojë pagën e tij të madhe prej 15 milionë euro për një kontratë tre vjeçare, deri në qershor 2023.

Marrëveshje pritet të publikohet pas ndeshjes që Interi e zhvillon kundër klubit spanjoll, Getafe.

Lojtari ka ka kontribuar për Interin me katër gola dhe nëntë asistime në 22 ndeshjet e tij në Serie A.

Alexis Sanchez ka humbur një pjesë të madhe të sezonit për shkak të një lëndimi. /Insajderi.com/