Inter fiton derbin pastër ndaj rivalit të qytetit Milan

Inter fiton derbin pastër ndaj rivalit të qytetit Milan

Me shumë interes është pritur përballja e sotme mes Milanit dhe Interit. Një ndeshje që shkonte përtej pjesës së rivalitetit historik mes këtyre skuadrave pasi diskutohej vendi i parë në Serinë A, njofton Insajderi.

Rezultati është mbyllur në shifrat 0:3 falë dy golave të Martinez dhe golit të Lukakut. Goli i parë do të vinte në minutën e pestë atje ku mbrojtja e ‘kuqezinjëve’ la të lirë tërësisht Martinez që nuk mund të gabonte me kokë.

Për të vazhduar në pjesën e dytë ku pas një aksioni fantastik të Inter, Martinez ka shtyrë sërish topin në rrjetë.

E për të përmbyllur takimi mendoi Lukakun me gjuajtjen fantastike nga distanca që shtangu Donnarumën.

Pas kësaj fitore Interi mban për herë të parë kreun i qetë dhe nuk i duhet që të pres ndeshjen e radhës të Milanit për të zbritur sërish në vendin e dytë, pasi kryeson katër pikë më shumë sesa ‘kuqezinjtë’ e vendit të dytë. /Insajderi.com