Inter fiton ndeshjen e fundit me “manita” kundër Udineses

Inter fiton ndeshjen e fundit me “manita” kundër Udineses

Interi ka arritur të marrë një triumfit me goleadë 5-1 kundër Udineses ne ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Serisë A, njofton Isnajderi.

Zikaltrit shkëlqyen në ndeshjen e fundit, teksa në këtë ndeshje realizuan pesë futbollistë të ndryshëm.

Siparin e golave e hapi mbrojtësi i krahut, Ashley Young i cili kaloi në avantazh zikaltrit pas një asisti nga Lautaro në minutën e tetë të takimit. Një minutë nga fundi i pjesës së parë ishte mesfushori danez, Christian Eriksen i cili dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë zikaltrit ju falën golave të Lautaro, Perisiç dhe Lukaku për të festuar titullin me një “manita”. Zikaltrit ngrenë kështu trofeun duke u shpallur kampion të Serisë A për herë të 19-të në historinë e klubit zikaltër. /Insajderi.com