
Interi arriti të mposhtë Sassuolon me rezultatin 2-1, dhe thellon kështu në 11 pikë diferencën me Milanin e vendit të dytë, njofton Insajderi.
‘Zikaltrit’ u treguan cinikë këtë ndeshje, teksa Sassuolo zotëroi topin pjesën më të madhe të takimit, por ‘zikaltrit’ me kundërsulmet e tyre arritën të jenë më të saktë, teksa ishte Lukaku i cili kaloi në avantazh vendasit në minutën e 10-të të takimit pas një krosimi perfekt nga ana e Young në krahun e majtë.
Në pjesën e dytë, ishte sulmuesi tjetër, argjentinasi Lautaro Martinez, i cili pas një topi të gjatë të Lukakut, çoi shifra në 2-0 për nikoqirët. Kur ndeshja po i afrohej fundit, sulmuesi i Sassuolos, Traore, ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 85-të të takimit.
Por vetëm kaq, pasi ‘zikaltrit’ arritën të triumfonin dhe fitojnë kështu një ndeshje shumë të rëndësishme që i dërgon me një hap drejt titullit kampion të Serisë A. /Insajderi.com