Henrique Dalbert është larguar përsëri nga Interi, teksa ka kaluar te francezët e Rennes në formën e huazimit për një sezon, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i majtë luajti sezonin e fundit te Fiorentina në huazim, teksa tashmë është larguar përsëri nga Interi për të kaluar në Francë me të njëjtën formulë.
27-vjeçari nuk ishte në planet e trajnerit Conte te Interi dhe për këtë arsye vendosi të kalojë në një skuadër tjetër ku do të kishte më shumë hapësira. Por edhe pjesëmarrja e Rennes në grupet e Champions League ka bërë që lojtari të zgjedh francezët përpara vazhdimit të huzaimit te Fiorentina.
Bëhet fjalë për një rikthim për Dalbert në Ligue 1, aty ku në sezonin 2016 – 2017 shkëlqente në Nice, ku tërhoqi edhe vëmendjen e Interit, por që te këta të fundit nuk bindi me paraqitjet e tij. /Insajderi.com