
Inter po përgatitet të blindojë Alesandro Bastonin, kështu duke ia vazhduar kontratën anësorit italian, njofton Insajderi.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ‘zikaltërit’ janë shumë pranë rinovimit të kontratës me mbrojtësin italian që po zhvillon një super sezon me Inter-in.
Drejtuesit ‘zikaltër’ i kanë ofruar një kontratë deri në vitin 2024 me një pagë prej 2,5 milionë euro në sezon, një kontratë që kënaq edhe vetë mbrojtësin 21 vjeçar i cili është i lumtur në Milano. /Insajderi.com