Inter ka siguruar titullin, Juve Lufton për zonën Champions – formacionet e derbit Juventus vs Inter

Inter ka siguruar titullin, Juve Lufton për zonën Champions – formacionet e derbit Juventus vs Inter

Luhet duke filluar nga ora 18:00, ndeshja mes Juventusit dhe Interit e vlefshme për javën e parafundit në Serie A, njofton Insajderi.

Juventusi është në një situatë dëshpëruese për të provuar deri në fund kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Por përtej shpresës që Napoli mund të ndalet në dy takimet e fundit (rruga më e lehtë), apo llogarive të renditjes së përzier që mund ta përfshijnë me Milanin në distancë, duke qenë se fundjavën tjetër “Djalli” luan në transfertë me Atalantën, bardhezinjtë duhet pikësëpari të fitojnë sot në mbrëmje me Interin.

Nga ana tjetër Interi vjen në këtë përballje si kampioni në fuqi dhe do të kërkojë të regjistrojë rezultat pozitiv ndaj rivalëve. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë të marrin maksimumin dhe të dalin me kokën lart nga kjo sfidë. Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajnerët nuk i kanë kursyer lojtarët, teksa kanë hedhur në fushë më të mirët. /Insajderi.com