Inter kalon periudhën e vështirë financiare, kryen pagesat e disa muajve

Inter kalon periudhën e vështirë financiare, kryen pagesat e disa muajve

Interi e ka kaluar periudhën më të vështirë financiare, ka paraprirë pagesën e disa muajve (po ashtu si disa klube të tjera të Serisë A), megjithatë do të mbulohen edhe muajt janar dhe shpenzimet e parashikuara për blerjet e merkatos, mes të cilave kësti i parë i Hakimit, njofton Insajderi.

Lajmi i mësipërm është raportuar nga “Corriere della Sera” mëngjesin e djeshëm, sipas të cilit shikohet të jetë pranë zgjidhjes çështja e lidhur me pagesat e prapambetura. Ndryshe shifra që do të nevojitet deri në fund të qershorit, kur Interi do të shlyejë borxhet me fornitorë dhe menaxherë, përveç pagesës së muajve të prapambetur dhe Manchester United një pjesë të bonusit të Lukakut.

Për sa i përket partnerit, hipoteza është një operacion hibrid, përmes një fondi që do të ketë në garanci kuotat e klubit: me shumë mundësi do të jetë “Fortress” ose një tjetër gjithmonë amerikan. /Insajderi.com