
Inter kërkon ta harrojë sa më shpejt të jetë e mundur fillimin jo shumë të mirë të sezonit. Kështu klubi “zikaltër” duket se është gati të kënaqë trajnerin Antonio Conte, i cili kërkon një mesfushor me cilësi absolute për ta përfshirë në idenë e tij të lojës, njofton Insajderi.
Sipas “DonBalon”, Inter mund të ofrojë 50 milionë euro për mesfushorin italo-brazilian të Chelsea-t. Protagonist me kombëtaren e Mancini-t, ish-ylli i Napoli-t mund të kthehet në Serie A që në janar për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për Europianin.
Një lojtar i kompletuar që mund të jetë zgjidhja e mijëra problemeve të Antonio Conte-s, të cilit i mungon një ndërtues loje i vërtetë. Ndër të tjera, Jorginho është shumë i dobishëm në fazën mbrojtëse. /Insajderi.com