Skuadra italiane Inter, po marshon drejt titullit të 19 në Serie A, raporton Insajderi.
Ekipi i Antonio Contes arriti të fitonte në “San Siro” ndaj Atalantas e cila lufton për një vend në Champions League.
Një gol i Milan Skriniar ia siguroi tri pikë Interit për ta quar në kuotën e 62 pikëve, pas 26 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat.
Tash, Interi ka gjashtë pikë më shumë sesa rivali lokal Milan dhe 10 pikë më shumë sesa kampioni aktual Juventues, poqë ka një ndeshje më pak ndaj Napolit në Torino.
Me skuadrën e Andrea Pirlos, Inter përballet në xhiron e parafundit në “Allianz Stadium”.
Përpos tek Juventuesi, deri në fund të kampionatit Inter në udhëtim do të luajë edhe ndaj Torinos, Bologna, Napolit, Spezia, Crotone.
Ndërsa, si vendas do ta pres Sassuolon, Caglarin, Verona-n, Sampdoria, Romën dhe Udinesen në xhiron e fundit.
Interi nuk e ka fituar Serie A që nga viti 2010, kur Jose Mourinho drejtoi klubin drejt tripletes.
Në rast se futbollistët e Interit arrijnë të “mbajnë këmbët e forta në fushë” deri në përfundim të sezonit, atëherë ky titull do të ishte i veçantë për ta.
Do ta kalonin Milanin për trofe në Serie A, pasi rosoneret kanë tituj të barabartë me Interin – nga 18 sosh. /Insajderi.com