Teksa është zyrtarizuar divorci i Interit me teknikun Antonio Conte, klubi zikaltër ka bërë reagimin e parë, njofton Insajderi.
Në postimin në faqen zyrtare, klubi i Interit falënderon Conte dhe shkruan se tekniku italian ka hyrë në historinë e klubit.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për përfundimin konsensual të kontratës me trajnerin Antonio Conte. I gjithë klubi dëshiron ta falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë, duke arritur kulmin me fitimin e titullit të nëntëmbëdhjetë. Antonio Konte do të mbetet përgjithmonë në historinë e Klubit tonë”, thuhet në njoftimin e kampionëve aktual të Serisë A. /Insajderi.com
🚨 | COMUNICATO
Comunicato ufficiale di FC Internazionale Milano 👇 https://t.co/YzFQWhPqdZ
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) May 26, 2021