Inter mendon krijimin e boshtit të ekipit me lojtarë italianë

Inter mendon krijimin e boshtit të ekipit me lojtarë italianë

Ideja e Interit duket e qartë: krijimi i një blloku italian cilësor për t’u konsoliduar në krye të Serisë A dhe për t’u përpjekur të ngjisë Europën, njofton Insajderi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, interesimet e fundit për Florenzin dhe Emerson Palmierin po shkojnë pikërisht në këtë drejtim: dy elementë që, ndër të tjera, Conte i njeh shumë mirë. Administratori i deleguar sportiv Giusepe Marota dëshiron një shpirt “axurr” në brendësi të dhomave të zhveshjes dhe që nga zbarkimi i tij në Milano ka lëvizur në këtë drejtim.

Ndër të tjera e ka përjetuar në vetë të parë në vitet te Juventusi: fakti që dërgon shumë lojtarë në kombëtare ka aspekte pozitive edhe në dinamikat e klubit. Afrime të reja, të mësipërmet, që do t’u shtoheshin italianëve të shumtë në skuadër: nga Barella, te Bastoni, duke kaluar te D’Ambrosio, Gagliardini, Darmian, Ranochia, Pinamonti dhe Sensi. /Insajderi.com