Erdhi në korrikun e 2020 tek Sampdoria nga skuadra daneze Nordsjaelland, Mikel Damsgard po mahnit me paraqitjet e tij me skuadrën gjenoveze, njofton Insajderi.
Pas golit të tij dhe super paraqitjes ndaj Interit, tashmë skuadra “zikaltër” ka hedhur totalisht sytë tek talenti 20 vjeçar danez.
Damsgard do të jetë një objektiv i Antonio Contes për sezonin e ardhshëm, por “zikaltërit” janë të gatshëm të nisin kontaktet me agjentin e lojtarit për t’a siguruar që në janar me një parakontratë që mos të ndjejë frikën e konkurentëve të tjerë në Serie A.
Mikel Damsgard i cili mbulon rolin e sulmuesit anësor por edhe atë të qendrës, ka zhvilluar këtë sezon me Sampdorian, 17 ndeshje në total midis kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë tri asiste. /Insajderi.com