Inter mendon ta blej kilianin

Inter mendon ta blej kilianin

Më 9 gusht, Alexis Sanchez duhet të kthehet në Manchester United sepse përfundon huazimi i tij te Inter.

Sanchez nuk është se ka pasur paraqitje të mira sivjet, ndonëse ishte i lënduar për disa muaj, por përkundër kësaj, mediet italiane kanë raportuar të premten se ai mund të qëndroj në Inter.

Skuadra zi-kaltër mendohet që është duke tentuar ta mbaj kilianin pasi në ndeshjet e fundit ka arritur ta bind trajnerin Antonio Conte se mund të jetë zëvendësues i mirë në sulm.

Inter thuhet se do ti ofroj ekipit Manchester United 20 milionë euro për ta blerë futbollistin Sanchez.

31 vjeçari sivjet ka 13 ndeshje e dy gola në Serie A me Inter./Insajderi.com