Inter mposht Crotonen, ekipi i Contes një pikë larg titullit kampion

Inter mposht Crotonen, ekipi i Contes një pikë larg titullit kampion

Interi mposhti 0-2 Crotonen në javën e 34-të të Serisë A, teksa ‘zikaltrit’ janë tani më vetëm një pikë larg titullit i cili mungon prej 11 vitesh në shtëpinë e tyre, njofton Insajderi.

Ishte një ndeshje me ritëm, por ‘zikaltrit’ dhe pse patën raste të shumta nuk mundën të gjejnë dot rrugën e golit. Ishte mesfushori danez, Kristian Eriksen, i cili me vetëm katër minuta në fushë, shënoi golin e avantazhit me një goditje të bukur nga distanca.

Në minutën e 83-të Lukaku dyfishoi shifrat, por VAR e anuloi golin me pretendimin se Perisiç në momentin e pasimit ishte në pozicion jashtë loje. Goli i dytë erdhi në minutat shtesë nga mbrojtësi i krahut, Ashraf Hakimi.

Me këtë fitore ‘zikaltrit’ shkojnë në kuotën e 82 pikëve teksa shpallen matematikisht kampion në rast se Atalanta barazon ose humbet ne sfidën ndaj Sassuolos ditën e nesërme.

Nëse bergamaskët nuk do të dilnin me fitore nga Regio Emilia të dielën, skuadra e Antonio Contes do të festonte nga divani. Përndryshe, duhet pritur fundjava e ardhshme, kur Interi do të përballet të shtunën 8 maj kundër Sampdorias në “San Siro”. /Insajderi.com