Inter mposht Genoa-n, përforcon kreun

Inter mposht Genoa-n, përforcon kreun

Inter vijon ecurinë pozitive, teksa ka arritur të korrë suksesin e katërt radhazi në kampionat, në kuadër të javës së 24-të, njofton Insajderi.

Skuadra e Antonio Conte-s mundi me shifrat 3:0 skuadrën e Genoa-s, me një super paraqitje, ku shifrat u hapën pas vetëm 32” sekondash me autor të përhershmin, liderin e këtij ekipi, Romelu Lukakun.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Mateo Darmian në minutën e 69-të, dhe golin e tretë e realizoi Alexis Sanchez në minutën e 80-të teksa i vuri “kapakun” kësaj sfide dhe pse të ndihmuar edhe nga VAR-i.

Me këtë sukses, ‘zikaltërit’ vijojnë të qetë rrugëtimin si kryesues, teksa shkëputen në + shtatë nga Milani i vendit të dytë, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Insajderi.com