Inter mposht Veronën, i afrohet titullit ndërsa Juve barazon me Fiorentinën

Inter mposht Veronën, i afrohet titullit ndërsa Juve barazon me Fiorentinën

Janë mbyllur dy ndeshjet e Serisë A, ku Interi fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Hellas Veronës ndërsa Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Fiorentinën, njofton Insajderi.

Një fitore shumë e rëndësishme për ‘zikaltrit’ kjo teksa e sheh veten në vendin e parë me 13 pikë larg Milani i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. ‘Zikaltrit’ kanë bërë një hap të madh drejt titullit teksa deri në fund kanë ngelur dhe pesë ndeshje dhe u duhen vetëm pesë pikë për tu shpallur kampion. Golin e fitores për ekipin e Contes ë shënoi Darmian në minutën e 76-të të sfidës.

Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Fiorentinën duke bërë një hap fals për sa i përket renditjes pasi rivalët direkt në tabelë, Milani, Atalanta dhe Napoli nuk kanë luajtur ende dhe tani ‘bardhezinjtë’ rrezikojnë vërtet shumë për një vend në zonën Champions. Golat në këtë sfidë u shënuan, fillimisht për vendasit shënoi Hlahovic nga pika e bardhë në minutën e 29-të, ndërsa barazoi Morata me të filluar pjesa e dytë. /Insajderi.com