Inter nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Udinesen, në kuadër të javës së fundit të stinorit dimëror në Serie A, njofton Insajderi.
Lautaro Martinez shkundi rrjetën në minutën e tetë, por u detyrua ta ndërpriste festën teksa gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Të gjitha përpjekjet për të shënuar rezultuan të kota teksa Interi nuk arriti ta tundë rrjetën. Tekniku Antonio Conte u ndëshkua me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit Fabio Maresca.
Në këtë mënyrë, Interi humbi mundësinë e mirë për të barazuar Milanin me pikë teksa kuqezinjtë u mposhtën 0-3 nga Atalanta në “San Siro”. /Insajderi.com