Inter në bisedime me Martinez për kontratën e re

Inter në bisedime me Martinez për kontratën e re

Klubi nga Serie A, Interi, ka nisur bisedimet me sulmuesin e talentuar Lautaro Martinez, pasi ai nuk u shit gjatë kësaj vere, më gjithë interesimin e madh të shfaqur nga klubi I Barcelonës, raporton Calcio Mercato, transmeton Insajderi.

Kontrata aktuale e 23 vjeçarit përfundon më 2023, porse Nerazzurri shpreson që t’i japë kontratë afatgjate me kushte më të mira në mënyrë që të shmangë ofertat e mundshme nga klubet e tjera për të, pasi është raportuar se në verën e ardhshme, interesim për të mund të ketë edhe nga klube të fuqishme financiarisht, si City, PSG e United.

Lautaro Martinez, përveç te Inter, gjithashtu është një nga lojtarët kryesorë të kombëtares së Argjentinës./Insajderi.com.