
Ekipi i Inter Milan, e ka “shkatërruar” ekipin nga Ukraina, Shakhtar Donetsk, duke e mposhtur me rezultat 5 me 0 dhe duke siguruar finalen e Europa Ligë kundër Sevilla-s.
Pjesa e parë kishte përfunduar me rezultatin 1 me 0 për Inter, ndërsa në pjesën e dytë ekipi italian, arriti që të realizojë edhe plotë katër gola të tjerë, raporton Insajderi.
D’Ambrossio ishte i pari që shënoi në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 64′. Martinez, realizoi golin e tij të dytë në këtë takim, në minutën e 74′, ndërsa edhe dy gola të shpejtë i shënoi Romelu Lukaku, në minutën e 78′ dhe 84′.
Finalja në mes Sevilla dhe Inter, luhen me datë 21 gusht, duke filluar nga ora 21:00./Insajderi.com.