
Skuadra nga Milano, Inter, thuhet se ka nxjerr në shitje kroatin Ivan Perisic, njofton Insajderi.
Kroati 31 vjeçar nuk bënë pjesë në planet e teknikut Antonio Conte, edhe pse ka kontratë me Inter-in deri në qershorin e vitit 2022.
Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, Corriere Dello Sport. Sipas CDS, tre skuadra gjermane kanë shfaqur interesim për mesfushorin ofensivë kroat, Leipzig, Hertha Berlin dhe Bayer Leverkusen.
Skuadra e Inter i ka vendosur çmimin e 15 milionë eurove, kush dëshiron shërbimet e lojtarit. Kroati u rikthye në Inter nga Gjermania, ku ishte i huazuar te Bayern Munchen, ekip që fitoi tripletën sezonin e fundit. /Insajderi.com.