Inter pas dyshes së Chelsea

Inter pas dyshes së Chelsea

Që nga koha kur Antonio Conte ka marrë drejtimin e Inter Milan, atij i janë plotësuar të gjitha kërkesat e tij në merkato.

Dy kërkesat e tij të fundit, janë dy lojtarët e chelsea, Olivier Giroud dhe Emerson Palmeri. Me të dy këta lojtarë, Conte kishte punuar kur ishte trajner i ekipit nga Londra. Të dy këta lojtarë, nuk janë startues të rregullt në formacionin e Frank Lampard dhe Chelsea është në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Leicester, Ben Chilwell, ndërsa tanimë ka nënshkruar me Timo Werner që nënkupton se është rritur konkurrenca akoma më shumë për të dy këta lojtarë, raporton Goal.com, transmeton Insajderi.

Për Emerson Palmerin, Inter janë të gatshëm të ofrojnë rreth 22 milion euro, ndërsa nuk dihet shuma që pritet të ofrohet për sulmuesin kryesor të përfaqësuese së Francës, Olivier Giroud./Insajderi.com