Inter përsëri nuk fiton, Bayern shënon fitoren e 13-të radhazi në Ligën e Kampionëve

Inter përsëri nuk fiton, Bayern shënon fitoren e 13-të radhazi në Ligën e Kampionëve

Inter nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Shakhtar, duke luajtur pa gola, ndërsa Bayern Munchen shënon fitoren e 13-të radhazi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim në Ukrainë, kundër Shakhtarit të Donetskut, me këtë pikë të fituar, skuadra e Antonio Contes shkon në kuotën e dy pikëve, pas dy ndeshjeve të zhvilluar në grupin B të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, në ndeshjen e grupit A, Bayern Munchen, ka shënuar fitore në Moskë, kundër ekipit të Lokomotivës, me rezultat 1:2 me golat e Goretzkës (13’) dhe të Joshua Kimich (79’), ndërsa përkohësisht për rusët barazoi Anton Miranchuk (70’).

Me këtë fitore, Bayern prin në grup me pikë të plota pas dy ndeshjeve. /Insajderi.com