Inter sërish në nivelin e Sassuolo

Inter sërish në nivelin e Sassuolo

Sassuolo vazhdon ta mundoj ekipin Inter për vite me radhë, ku kësaj here, në stadiumin Giuseppe Meazz arriti të nxjerr një pikë të artë ndaj ekipit vendës.

Ishin pikërisht mysafirët që me Caputo 4’ kaluan në epërsi, kurse katër minutat e fundit të pjesës së parë, zi-kaltrit shënuan dy herë, Lukaku 41’ (P) dhe Biraghi 45+1’, për të shkuar në pushim me epërsi.

Futbollisti që konsiderohet ‘mace e zezë’ për Inter, Domenico Berardi nga penalltia shënoi golin e barazimit në 2:2 pas 81 minutave.

Valero shëni pas tij në të 86-ën kurse Magnani barazoi në të 89-ën.

Inter nuk arrin të marr më shumë se një pikë në këtë ndeshje, duke zbehur tani edhe më shumë gjasat për titull në Serie A, pasi distanca me Juventus është tetë pikë.

Sassuolo pozicionohet e 12-ta.

Insajderi.com