Inter ka marrë fitoren e radhës në kampionat, ku ka shkatërruar ekipin e Beneventos në Milano, njofton Insajderi.
‘Zikaltrit’ kanë triumfuar me shifrat 4-0, duke treguar kështu forcën e tyre para sfidës me Juventus-in. Rezultati do të zhbllokohej që në minutën e shtatë të takimit, atëherë kur Improta i bën dhuratë ekipit të Contes një autogol.
Kaq do të mjaftonte në pjesën e parë të takimit, ndërsa në të dytën ‘zikaltrit’ do të tundnin rrjetën edhe tre herë të tjera.
Lautaro Martinez dyfishon shifrat në minutën e 57-të, ndërsa 10 minuta më vonë është Lukaku ai që ndal topin në rrjetë, teksa shfrytëzon mirë gabimin e bërë në pasim nga portieri kundërshtar.
Por kjo ka qenë një mbrëmje me fat për sulmuesin belg, i cili do të gjente sërish rrugën e rrjetës, për të t’i dërguar shifrat në 4-0.
Kështu Interi shkon me moralin lart në përballjen kundër Juventusit. Skuadra e udhëhequr nga Conte do të luajë më datën dy shkurt sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me “zonjën e vjetër”, duke premtuar spektakël për të gjithë tifozët. /Insajderi.com
Así te Lautaro para que Lukaku rompa el arco de la Nord en el Meazza pic.twitter.com/eEIxnCIBOg
— Inter Milano (@interlatam) January 30, 2021