Inter shkëputë kontratën me mesfushorin e saj

Inter shkëputë kontratën me mesfushorin e saj

Inter ka shkëputur kontratën me mesfushorin e saj, Joao Mario, transmeton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes rrjeteve sociale.

Kjo marrëveshje është arritur me pajtim të të dyja palëve për të përfunduar bashkëpunimin.

Mario u transferua te skuadra italiane në vitin 2018, dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar katër gola në 64 ndeshje.

Por, ai shumë pak luajti me neroazzurët për shkak se që nga viti 2018 ishte gjithmonë i huazuar.

Së pari u huazua në West Ham, pastaj te Lokomotiva e Moskës dhe së fundmi te Sportingu i Lisbonës, klub nga i cili edhe u transferua te Inter./Insajderi.com