Inter vë në shitje Ivan Perisiç-in

Inter vë në shitje Ivan Perisiç-in

Mesfushori kroat me tipare sulmuese, Ivan Perisiç, u rikthyer në Milano si kampion i Europës me Bayern Munchen e dinte shumë mirë se nuk do të ishte profili i duhur  për teknikun italian të Inter-it, Antonio Conte-n, njofton Insajderi.

Megjithatë, duke u nisur nga ideja për të mos e zhvlerësuar, drejtuesit “zikaltër” vendosën t’i japin një shans, me trajnerin që është përpjekur ta përshtaste si anësor të majtë, por pa rezultate pozitive.

kështu, kroati ka përfunduar në merkato, Interi ka komunikuar edhe me menaxherët, por do të largohet vetëm nëse në zyrat “zikaltër” do të paraqitet një ofertë e mirë për transferimin e tij. Pra, askush në klub nuk do të ndalonte largimin e Perisiç nga Milano. /Insajderi.com