Luhet duke filluar nga ora 12:30, ndeshja mes Interit dhe Cagliarit, e vlefshme për javën 30-të në Serinë A, njofton Insajderi.
‘Zikaltrit’ vijnë si favoritë absolutë në këtë sfidë, ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar të qetë në krye të renditjes, drejt titullit kampion.
Nga ana tjetër, Cagliari do të kërkojë surprizën në “San Siro”, me Nainngolan dhe Godin, që sfidojnë ish-skuadrën e tyre. Bilanci në përballjet mes Interit dhe Cagliarit është në favor të ‘zikaltërve’: 39 fitore kundër 14 të skuadrës sarde; kompletojnë bilancin 28 barazime.
Skuadra e Contes ka fituar plot 11 nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke mbajtur portën të paprekur në 67% të këtyre takimeve (8/12) vetëm katër gola të pësuar gjatë kësaj periudhe. Për sa i përket formacioneve, Conte ka bërë disa ndryshime, teksa ka ulur në stol Lautaro Martinez dhe në vendin e tij titullar e ka nisur Alexis Sanchez. /Insajderi.com