Crotone vs Inter – formacionet zyrtare të sfidës në Serie A

Crotone vs Inter – formacionet zyrtare të sfidës në Serie A

Duke filluar nga ora 18:00 do të luhet ndeshja Crotone-Inter, e vlefshme për javën e 34-të të Serisë A, njofton Insajderi.

‘Zikaltërve’ u duhen vetëm katër pikë në pesë ndeshje për t’u shpallur kampionë të Serisë A, teksa misioni do të fillojë që në sfidën e sotme ndaj Crotones të vendit të fundit e cila i ka mbyllur llogaritë për sa i përket rënies një kategori më poshtë.

Dhe pse ndaj vendit të fundit dhe me qetësinë e shkëputjes 11 pikë ndaj ndjekësve, Conte nuk ka menduar të ndryshojë aspak formacionin e skuadrës së tij duke rreshtuar ekipin më modulin 3-5-2.

Mbrojtja përbëhet nga Bastoni, De Vrij dhe Skriniar. Mesfusha plotësohet nga Brozoviç, Sensi në vendin e Eriksen dhe Barella ndërsa nga krahët Darmian dhe Hakimi. Në sulm të përhershmit, Lukaku dhe Lautaro.

Në krahun tjetër Crotone rreshtohet me modulin 3-4-3, ku Simy do të jetë i vetëm në majë të sulmit si lojtari më në formë i momentin në Serinë A. /Insajderi.com