Inter vs Shakhtar – formacionet e sfidës

Inter vs Shakhtar – formacionet e sfidës

Inter pret në “Guiseppe Meaza” mysafirët nga Ukraina, ekipin e Shakhtar Donetsk, në kuadër të ndeshjes së fundit në grupin B të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Ekipi i Antonio Conte-s duhet të kërkoj vetëm fitore  në këtë sfidë, me shpresën që ndeshja mes Real Madrid dhe M’gladbach të mos mbaroj në barazim, sepse në këtë mënyrë italianët do të eliminoheshin nga Liga e Kampionëve.

Në anën tjetër, ukrainasit do të kërkojnë së paku një barazim, me shpresën që Real do të humbiste ose edhe të barazonte ndaj gjermanëve.

Conte në këtë takim ka vendosur të luajë me 3-5-2, ndërsa Luis Castro do të luajë me 4-3-3.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lautaro, Lukaku

Shakhtar: Trubin; Dodo, Bondar, Vitao, Matviyenko; Stepanenko, Kovalenko; Tete, Marlos, Taison; Maycon. /Insajderi.com