Inter zbulon stemën e re të klubit (foto)

Inter zbulon stemën e re të klubit (foto)

Zbulohet stema e gjigandit italian Inter. Pas disa aludimeve, stema zyrtare e Inter-it do të jetë me germat “I” dhe “M” të ngjyrosura me të bardhë dhe sfondin të zezë dhe të kaltër, njofton Insajderi.

Këtë logo e ka shfaqur faqja e njohur “FootyHeadlines” ku shfaqin stemën më të re të klubit nga Milano, me një risi ku mungon ngjyra e artë që e ka karakterizuar gjithmonë stemën e Inter-it.

Një logo e ngjashme me atë të Juventus-it vetëm me shkronjën “J” ndërsa Interi do të ketë dy shkronja për ta karakterizuar “I” për fjalën Inter dhe “M” si Milano.

Kjo logo pritet të lansohet në datën nëntë mars 2021 në ditën ku përkon ditëlindja e 113-të të Inter-it. /Insajderi.com