Interi dhe Lautaro vendosin të zgjasin bashkëpunimin

Interi dhe Lautaro vendosin të zgjasin bashkëpunimin

Aventura e Lautaro Martinez tek Interi si duket do zgjasë përsëri teksa palët kanë vendosur të ulen në tavolinë për të diskutuar kontratën e re, njofton Insajderi.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Ausiolio dhe agjenti i lojtarit kanë arritur akordin për të rinovuar kontratën deri në vitin 2024. Fitimi i titulli kampion i ka vendosur ‘zikaltrit’ në lëvizje për të rinovuar me shtylla kryesorë të ekipit.

Gjithashtu thuhet se Lautaro Martinez do të ketë një klauzolë 400 milionë euro për skuadrat që do të duan shërbimet e tij, duke mbyllur kështu përfundimisht derën e Barcelonës e cila insiston prej dy vitesh për sulmuesin argjentinas. /Insajderi.com